Fun

Maces i kishte ngecur koka, ja si e kanë shpëtuar zjarrfikësit

By FIRST CHANNEL

July 17, 2016

Macet njihen si kafshë mjaft të lazdruara dhe për këtë arsye nganjëherë përfundojnë në situata të vështira.

Njëlloj i kishte ndodhur edhe kësaj maceje të cilës i kishte ngecur koka, përcjell lajmi.net

Zjarrfikësit e kanë shpëtuar macen duke i’a liruar kokën nga hekurat me ndihmen e sapunit.

“Kur ne arritëm, ajo ishte e mbërthyer dhe mezi po merrte frymë”, kanë treguar zjarrfikësit.

“Pasi erdhi pronari dhe solli sapunin, ne e aplikuam atë rreth qafes së maces dhe në këtë mënyrë për pak minuta e liruam”, përfundojnë ata./lajmi.net