Showbiz

Ledion Liço dhe e dashura e tij Sara në pritje për tu bërë prindër (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 17, 2016

Ledion Liço ka qenë emri më i komentuar kohëvet ë fundit, prej kur lëshoj batuta të shumta në natën e ndarjes së çmimeve në Top Awards.

Ai, u lëshoi batuta edhe këngëtareve të dashuruara duke bërë shaka me virgjërinë e tyre, por për të dashurën e tij nuk gjet asnjë fjalë të ‘keqe’ pos të dashurisë që nuk ka munguar t’ia shpreh edhe në rrjete sociale me fotografi të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Me një të tillë, Liço ka ndarë një lajm gëzimi, ku ka treguar se ai dhe vajza e pronarit të ndjerë të Top Medias, Dritan Hoxhës, po bëhen prindër.

‘Të lumtur, te tre ne!’, ka shkruar Ledioni përkrah kësaj fotografie që në vete përmban emocion të veçantë.