Këngëtarja nga Gjilani Mirsa Kërqeli, u bë e njohur për publikun në vitin 2005 në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Djaloshi im”.
Pas suksesit në këtë festival, Mirsa nuk u ndal duke sjellur edhe këngë tjera të cilat u bënë hite në atë kohë dhe një album, shkruan lajmi.
Por aktiviteti i saj në muzikë vitet e fundit është shuar pasi këngëtarja tashmë është nënë e një djali dhe i është përkushtuar familjes.
Vitin e kaluar ajo ka qenë e ftuar në një këngë duet me Alban Mehmetin e cila nuk bëri shumë zhurmë.
Në anën tjetër, në fotografinë e fundit ajo prezanton vëllaun e saj të cilin nuk e kishim parë më herët, e që shihet se kanë shumë ngjashmëri.
Fjalët kyçe
mirsa kerqeliTemat
Showbiz