Imami nga Prizreni i bën thirrje Erdoganit që t’i likuidoj puçistët (Foto)

Imami i xhamisë së Dëshmorëve në Prizren, Enes Limani është shfaqur publikisht si përkrahës i presidentit turk, Tayyip Erdogan.

“Erdogan ti ke perkrahjen absolute te popullit tend,LIKUIDOI pucistet para se ata te ju LIKUIDOJNE juve”, ka deklaruar imami Limani, zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës, raporton lajmi.net

“Nese ne do kishim 60% te votes se popullit plus mbeshtetjen e gjitha partive politike OPOZITATE,plus perkrahjen e SHBA,BE,etj,dhe qohen disa e i vjedhin armet qe i jan derzuar ne amanet dhe e vrasin DEMOKRACIN dhe lirin e popullit,dhe e gjuajne pppullin me helikopter e tanke,ME FAL PO KU E KAN VENDIN TRADHETARET. Sigurisht eliminim fizik sipas TRADHETIS eliminim poplitik,likuidim te karrijeres ushtarake,dhe sipasLIGJIT EDHE LIKUIDIM PER VRASJET E KRYERA”, ka komentuar Limani në facebook.

Ai u ka bërë thirrje edhe myslimanëve të Kosovës që të bëjnë kujdes nga disa anëtarë të shoqërisë civile, pasi sipas tij, këta po duan “ta shkatërrojnë islamin në Kosovë”.

EL-1

EL-2

EL

Temat
LajmeVend

Të afërta