Fun

I fiket aeroplani, piloti 74-vjeçar shpëton për mrekulli

By FIRST CHANNEL

July 17, 2016

Një pilot 74-vjeçar ka arritur që me sukses të ulë aeroplanin e tij në një fushë të hapur, pasi mjeti u fik dhe filloi të bie drejt tokës. Ngjarja ka ndodhur në Lingmont të Kolorados dhe piloti ka arritur që të shmangë disa linja të enjergjisë elektrike dhe të aterroi në vend të sigurt.

“Piloti ishte në gjendje që të mos binte mbi veturat dhe disa linja elektrike që ishin përgjat rrugës”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Mike Wagner, transmeton GazetaExpress.

Piloti është David Shenk nga Longmont. Ai ka arritur që të dal nga ky incident me lëndime të lehta. Policia e ka komplimentuar 74-vjeçarin për aftësitë e tij manovruese.

David është pilot që 50 vjet. Kur avioni i tij, që është i vogël dhe ka vetëm një motor, humbi energjinë, ai thotë se ishte i qetë.

“E gjitha që mendoja në ato momente ishte se ku të aterroja”, thotë ai.

Më pas David kishte tentuar që të shmangte veturat dhe linjat elektrike dhe arrit me sukses që të aterronte në një fushë të hapur.