E tmerrshme: Njëri binjak u bë pluhur e hi nga sulmi në Nicë, motra po lufton me vdekjen

Ndërmjet fëmijëve që janë duke luftuar për t’u mbajtur pas jetës është edhe 13-vjeçarja Sherine, ndërsa vëllai i saj binjak Mehdi u bë pluhur e hi nga kamioni saqë nuk njihej më. Sipas Associated Press, transmetuar nga Syri.net.

Një nga pasojat më të dhimbshme të sulmit me kamion në Nisë të Francës ishte që ndër dhjetra të vrarë dhe të plagosur kishte fëmijë që kishin dalë për të parë fishekzjarret e Ditës së Bastijës.

Spitali i Fëmijëve në Nisë trajton diku tek 50 fëmijë dhe adoleshentë pas së enjtes së sulmit, përfshirë edhe dy nga ata që vdiqën në kirurgji.

Pesë prej tyre janë në gjendje kritike që nga nata e së premtes, sipas Stephanie Simpson, drejtoreshë e Komunikimit në spitali Lenval Foundation.

“Disa janë akoma ndërmjet jetës dhe vdekjes, “ tha ajo, citon Syri.net.

Fëmijët janë pjesë e 84 të vrarëve dhe 202 të plagosurve të ngjarjes kur një shofer me emrin Mohamed Bouhlel ngau një kamion përmes turmës së njerëzve të enjten, para se policia ta qëllonte atë për vdekje.

Motivet që e shtynë Bouhlel mbeten të errta, megjithatë kryeministri Manuel Valls tha se ai “ishte pas asnjë dyshim i lidhur me islamin radikal.”

Ndërmjet atyre që janë duke luftuar për t’u mbajtur pas jetës është edhe 13-vjeçarja Sherine. Kështu tha kushëriri i saj 38 vjeç, Malina Zenatti, që u intervistua në spital. Zanati tha se vëllai binjak i vajzës së vogël, Mehdi, ishte bërë pluhur e hi I shtypur nga kamioni.

“Ai u shtyp, – tha Zenatti në mes të lotëve, e ulur në një stol të vogël me ngjyra të ndezura në një dhomë pritjeje për fëmijët, i rrethuar nga lodra dhe libra humoristikë.” Atë e identifikuan prej bluzës me mëngë të shkutra. Nuk njihej më.”

Sherine dhe Mehdi kishin dalë jashtë për të festuar festën kombëtare të Francës me mamanë e tyre 40 vjeçe, Boucra dhe hallën e tyre 38 vjeçem që Zenatti e identifikoi si “tata” (halla në gjuhën frënge).

Kur kamioni përshkoi bulevardin”Promenade des Anglais”, që shtrihet përgjatë detit Mesdhe, ai goditi djaloshin Mehdi dhe hallën e tij, i vrau në cast. Por e motra Sherine mbijetoi, pavarësisht plagëve të rënda.

“Mjekët thanë se kishte një fije të vogël shprese,” tha ajo. “Ajo po mbahet pas jetës.”

Zenatti tha se prindërit e vajzës së vogël ishin tronditur aq rëndë sa nuk kishin qënë në gjendje të vizitonin vajzën e tyre të plagosur keq.

Numri i fëmijëve viktima e ka lënë qytetin e rivierës franceze në dëshpërim. Pamjet nga sulmi tregojnë karrocat e fëmijëve që rrëshkasin poshtë rrugëve ndërsa turma vrapon për t’i shpëtuar shtypjes nga kamioni.

Një video tregon imazhin pikëllues të një biçiklete të vogël vajzash ngjyrë rozë të shtrirë në mes të kasaphanës së tmerrshme.

Spitali Lenval Foundation është një nga spitalet më të mëdhenj të emergjencave pediatrike, por Simpson tha se iu kërkua familjeve të fëmijëve që e kanë marrë trajtimin që t’i merrnin fëmijët për të liruar dhomat për viktimat e sulmit. Simpson tha se institucioni u afronte këshillim prindërve si dhe vëllezërve dhe motrave.

Kushurira e vogëlushes 13-vjeçare, Zanatti, tha se edhe vajza e saj 16-vjeçare ishte për të parë fishekzjarret në një zonë tjetër, jo me të afërmit.

“Ajo më thirri e tmerruar dhe unë shkova menjëhërë për ta marrë,” tha ajo.

Gruaja shtoi se ky sulm e ka thërrmuar vendosmërinë e saj për të qëndruar e patundur kundër terrorit.

“Unë nuk dua të privohem prej terroristëve, – tha ajo. – Gjithmonë i kam thënë se ti duhet të vazhdosh të jetosh normalisht. Por tani nuk mundem më. I thashë vajzës sime të qëndrojë në shtëpi dhe të mos dalë më kurrë.”

Temat
BotëLajme

Të afërta