Lajme

Durrës, 25 vjeçari aksidentoi me makinë 2 këmbësorë, ndërron jetë 53 vjeçarja

By FIRST CHANNEL

July 17, 2016

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën 53 vjeçarja me inicialet D.D. dhe ka mbetur e plagosur një tjetër këmbësor, shtetasi A.B. 49 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak Tiranë. Automjeti tip Benz drejtohej nga Klejvi Maliqi 25 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Goga”.

Policia informon: “Aksidenti shënua rreth orës 02:10 në rrugën”Aleksandër Goga”lagja Nr. 6 Durrës. Klejvi Maliqi duke drejtuar automjetin tip Benz me targa AA 224 BD, ka aksidentuar dy këmbësorë(një i seksit femër dhe një i seksit mashkull) Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit ka rezultuar se ka konsumuar alkool në masën 0.45 mg/liter”

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “dhe” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar në nenet 290/2 dhe 291 të Kodit Penal.