David de Gea ka lëshuar kritika ndaj kompanisë ‘American Airlines’.
Portieri i Manchester United, David de Gea, përmes rrjeteve sociale, ka kritikuar kompaninë ‘American Airlines’ për përkujdesen ndaj tij gjatë udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“SHBA është një shtet i mrekullueshëm dhe ju rekomandoj ta vizitoni. Dhe, nëse i shmangeni udhëtimit me American Airlines, edhe më mirë”, shkroi ai, përcjell “Lajmi.net”.
Por, shumë shpejt ka ardhur edhe reagimi nga kompania.
“Komenti yt na brengos, të lutëm na dërgo sqarime shtesë në mënyrë që të merremi me to”, thuhej në përgjigjen nga American Airlines.
Fjalët kyçe
david de gea