Rihad Mahrez nuk do ta realizojë ëndrrën e tij për të luajtur në ‘Camp Nou’ me Barcelonën.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja katalunase, “Mundo Deportivo”, Barcelona nuk është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Leicester City, Rihad Mahrez, edhe pse ai ëndërron të luajë në Camp Nou.
Sipas “Mundo Deportivo”, edhe përkundër se Mahrez ka refuzuar mundësinë e vazhdimit të kontratës te kampioni i Premierligës, me shpresë së do të marrë oferta nga gjiganti katalan, kjo nuk do të ndodh, pasi kampionët e Spanjës nuk janë të interesuar për yllin algjerian.
Për Mahrez spekulohet se kërkohet edhe nga Real Madridi, derisa ka shumë klube edhe në Premierligë që duan shërbimet e tij si Arsenali, Unitedi e Chelsea. /Express/