Bahtiri nuk jep datë se kur do të zhbllokohet ura mbi lumin Ibër

Agim Bahtirit nuk i dolën parashikimet se muaji korrik do ta gjejë të zhbllokuar urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Pati shpresuar shumë se kjo çështje do të rregullohet nga Bashkimi Evropian, por meqë ky i fundit nuk ka bërë ndonjë zgjidhje, Bahtiri e sheh një alternativë tjetër, raporton KTV.

Çështjen e bllokadës së urës, pret ta diskutojë Kuvendi i Kosovës. Krahasuar me deklaratat e mëhershme, ku Bahtiri ka premtuar shumë, kësaj radhe nuk jep ndonjë datë se kur mund të ndodhë zhbllokimi i urës.

Ndërkaq, ndërkombëtarët për një kohë të gjatë, Kohavisionit i kanë kthyer pothuajse të njëjtat përgjigje, se BE-ja në rolin e vet si lehtësues, punon me palët në mënyrë që ata të zbatojnë ato për të cilat u morën vesh.

Kjo bllokadë vazhdimisht ka penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, të cilët janë të dëshpëruar që asgjë nuk ka lëvizur nga vendi tash e 17 vjet.

Me marrëveshje në Bruksel, palët u patën pajtuar që ura të hapej në fund të qershorit.

Në vitin 2011, ajo ishte mbyllur tërësisht me beton, ndërkaq pas tri vjetësh, ishte ndërtuar i ashtuquajturi “Parku i Paqes”.

Temat
LajmeVend

Të afërta