Aksident i tmerrshëm te Gostivari: Humbin jetën baba, nënë e bijë

Tre anëtarë të një familje nga Kërçova kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 19 në dalje të Gostivarit.

Sipas policisë, dy makina janë përplasur direkt edhe atë njëra e tipit Mercdedes me targa malazeze dhe “Opel Astra” me targa të Ohrit, në të cilën jetën e kanë humbur, babai 61-vjeçar me inicialet GJ.S, nëna 56 vjeçare me inicialet R.S. dhe vajza me inicialet A.S. e moshës 28 vjeçare, njofton TetovaSot.

Shoferi me inicialet N.S. nga Kërçova i moshës 30-vjeçare me lëndime është dërguar në qendrën mjekësore në Gostivar.

Nga informacionet fillestare, “Opel-Astra”, e cila lëvizte nga Kërçova u përplas me “Mercedes” me targa malazeze që vinte nga drejtimi i kundërt.

Në stacionin e policisë Gostivar është arrestuar shoferi i Mercedes me targa malazeze në moshën 55 vjeç nga fshati Raotincë e Tetovës dhe ka lëndime të lehta.

MPB informoi se inspektimit është duke u zhvilluar. Trafiku në të dy drejtimet është ndaluar për më shumë se dy orë.

aksident-gostivar-0717-1_1468741297-9090150

aksident-gostivar-0717_1468741291-4664637

Temat
LajmeRajon

Të afërta