Autoritetet turke kanë bërë të ditur se deri më tani janë ndaluar 2,839 oficerë ushtarakë, të cilët kanë qenë të përfshirë në përpjekjet për puç në Turqi.
Në anën tjetër, autoritetet turke kanë suspenduar më shumë se 2,745 gjyqtarë, të cilët janë të përfshirë në zhvillimet e fundit.
Deputetët turq kanë thënë se situata tani është nën kontroll dhe se autoritetet kanë arritur të arrestojnë krerët e grusht-shtetit.
Ndonëse situata në Turqi edhe më tej vazhdon të jetë konfuze, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se përpjekjet për grusht-shtet tashmë kanë përfunduar.