Turistët britanikë në Turqi janë urdhëruar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura pas përpjekjeve për grusht shtet nga ushtria në Turqi, ku mbetën të vrarë më shumë se 250 persona.
Këshilltarë të udhëtimeve për Turqi thanë se kanë pasur raporte për të shtëna armësh dhe shpërthime në Ankara dhe Stamboll, si dhe raporte për të shtëna armësh në vendpushimin popullor në Marmaris.
Qindra fluturime nga Britania për në destinacionin më të mëdha të pushimeve në Turqi janë anuluar, meqë British Airways kanë ndalur të gjitha fluturimet duke lënë pushuesit e bllokuar.
Sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, i cili sot u takua me ministrin e jashtëm tha se ishte shumë i shqetësuar nga ngjarjet e fundit të Turqi dhe se këshilla për të qëndruar në ambiente të mbyllura është afirmuar, transmeton KosovaPress.
Në 24 orët e fundit, 244 fluturime turke janë anuluar pasi ushtria bllokoi qasjen në aeroportin Ataturk, i cili kishte qenë i rrethuar nga tanket gjatë përpjekjeve për grusht-shtet.
Po ashtu, si pasojë e situatës në Stamboll janë mbyllur urat e Bosforit si dhe rruga mes Marmaris dhe Icmeler, në të cilët janë një numër i madh i turistëve.
Autoritet kanë këshilluar që të vazhdojnë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, të shmangin vende publike dhe të mbeten vigjilentë.