Lajme

Trazirat në Turqi i kujtojnë Berishës 21 Janarin: Morën atë që merituan!

By FIRST CHANNEL

July 16, 2016

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar trazirat e mbrëmshme në Turqi dhe tentativën për grusht shteti. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Berisha përmend protestat e 21 janarit në Shqipëri, duke e quajtur sërish se opozita e majtë në atë kohë tentoi një grusht shteti.

“Por ata morën atë që merituan”, shkruan deputeti demokrat.

Statusi në Facebook:

“Deshton grushti i shtetit ne Turqi! Te dashur miq, mbreme Turqia kaloi ne tronditje te rende. Njesi te ushtrise turke ndermoren aktin antikushtetues te grushtit te shtetit dhe tentatives per te permbysur me dhune pushtetin e dale nga vota e popullit, qeverine dhe presidentin dhe institucionet e tjera. Forcat politike, qytetaret e Turqise, autoritetet e vendit qendruan se bashku dhe bene qe kjo perpjekje aventureske antikushtetuese te deshtoje. Ne perleshje me forcat puçiste humben jeten dhjetra civil e shume te tjere u plagosen. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar antikushtetues te aventurierve puçist me uniforme dhe shprehur solidaritetin tim me qytetaret dhe autoritetet legjitime te vendit mik, shpreh ngushllimet e mia per familjet e viktimave te ketij akti shume te rende dhe uroj sherim te shpejte te lënduarve!”