Thaçi për puçin në Turqi: Vullneti i qytetarëve turk më i fuqishëm se çdo tank

Zhvillimet e natës së mbrëmshme në Turqi para pak çastesh i ka komentuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai thotë se i ka përcjell më vëmendje të gjitha ngjarjet atje.

Vlerëson se vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua se është më i fuqishëm se çdo tank dhe se ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme.

“Zhvillimet dramatike dhe tentimi për puç në Turqi u përcollën me vëmendje edhe nga institucionet dhe populli i Kosovës. Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tanke. Ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme. Në emër të popullit të Kosovës uroj që në Turqi të ketë paqe dhe stabilitet. I përgëzoj të gjithë ata që këtë sfidë e përballuan me urtësi, por edhe me vendosmëri”, ka shkruar ai në Facebook./lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta