Botë

Terroristi i Nices u radikalizua shpejt

By FIRST CHANNEL

July 16, 2016

Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve ka thënë se sulmuesi me kamion i cili vrau 84 persona në Nice të Francës është radikalizuar për një periudhë kohore shumë të shkurtër, shkruan CNN.

Sipas tij, atentatori i Nices nuk është vërejtur se kishte ndonjë lidhje me ideologjinë islame, por se sipas tij radikalizimi i tij ka ndodhur shumë shpejt.

Ai tha se kamioni kishte hyrë dhunshëm në trotuar, dhe nuk bëhet fjalë për neglizhencë të policisë, ashtu siç vlerësuar deri tani.