Pa dyshim tashmë ai është doktori më i famshëm në Shqipëri.
Doktor Skerdi Farian e klinikës Keit, duket se e kanë mik pothuajse të gjithë njerëzit publikë, sidomos femrat e ekranit. Ai i transformon vajzat duke i bërë të duken e të ndihen më të bukura. Por jo të gjithë e pëlqejnë ‘plastikën’ e doktorit.
Në videon e fundit të postuar nga doktor Skerdi në Instagram, ai shfaqet me një vajzë që sapo ka operuar hundën. Por jo të gjithë ndjekësit e tij e kanë ‘përkrahur’ punën që ai bën duke e akuzuar se i ka bërë të gjitha vajzat njësoj. Por as doktori nuk jau ka ‘përtuar’ në përgjigje fansave të tij.
“Eshte teorikisht dhe praktikisht e pamundur te behen te gjitha hundet njesoj. Nuk ka dy njerez qe ta kene njesoj hunden para operacionit dhe po ashtu nuk ka dy njerez qe ta kene njesoj edhe pas operacionit. Buzet nuk ja kemi bere ne, tjeter gje vajza nuk ka bere. Vajza ne video ka operuar HUNDEN e SAJ, e perseris HUNDEN e SAJ. Ka vendosur makeup ne FYTYREN e SAJ, ka krehur FLOKET e SAJ, ka veshur TRUPIN e SAJ. Te gjitha keto i ka bere me SHPENZIMET e SAJ. Siç e shikon, nuk ka ASGJE TENDEN tek AJO. Tani une te pyes embelsisht: – A nuk do te ishte pak me kendshem nga ana jote te mos e gjykoje? Respektoj gjithmone shprehjen e lire te mendimit, qofshin edhe PARAGJYKIME dhe GJYKIME nga ana e cilitdo. Sic e sheh, pergjigjem dhe nuk i fshij komentet”, i është përgjigjur doktori komenteve ‘dashakeqe’.