Botë

Populli turk e priti Erdoganin si hero (FOTO)

By FIRST CHANNEL

July 16, 2016

Herët në mëngjes, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është kthyer në Stamboll, ku u prit nga mijëra njerëz në aeroportin “Ataturk”.

Ata dolën në rrugë për të festuar kthimin e presidentit dhe dështimin e grushtit të shtetit. Erdogan u shpreh se do të qëndrojë në Turqi dhe se të gjithë ata që ishin pjesë e këtij grushti shteti do ta paguajnë shtrenjtë.