Pamje të aksidentit të frikshëm në Vlorë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mëngjes në qytetin e Vlorës, ku pavarësisht përplasjes së fortë, fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Një makinë humbi kontrollin duke marrë para dy makina të tjera të parkuara. E gjithë skena e aksidentit është filmuar nga kamera e sigurisë e një biznesit ku ndodhi përplasja.

Shoferi që humb kontrollin del menjëherë nga automjeti pasi ka marrë para dy makinat e tjera, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga përplasja e makinave ka shpëtuar për mrekulli një këmbësor. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta