Jose Mourinho pritet t’i largojë katër yje nga “Old Trafford”.
Daley Blind, Marcos Rojo, Bastian Schweinsteiger dhe Juan Mata, janë futbollistët të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Jose Mourinhos.
Sipas Marca, shuma të cilën do ta përfitojë Manchester United nga shitja e tyre është 92 milionë euro, përcjell Lajmi.net.
“Djajtë e Kuq” deri më tani janë përforcuar me Eric Bailly, Henrikh Mkhitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic, të cilët i kushtuan gjigantit anglez plot 80 milionë euro.