Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirum, ka bërë të ditur se deri më tani janë arrestuar 2. 839 pjestarë të ushtrisë turke.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media të transmetuar në mediat më prestigjioze ndërkombëtare, Yildirum, ka dhënë detaje për profilin e ushtarakëve të arrestuar duke thënë se në mesin e tyre ka nga ushtarë të thjeshtë e deri eprorë të lartë, transmeton lajmi.net.
Ndërsa ka njoftuar se përpjekja për puç është tejkaluar dhe se presidenti Erdogan e institucionet e shtetit kanë marr situatën në kontroll.
Fjalët kyçe
Binali Yildirim