Këta dy ushtarakë organizuan puçin e dështuar në Turqi

Mediat turke janë duke raportuar gjerësisht për dy persona si organizatorë të tentimit për grushtet mbrëmë në Turqi.

BBC njofton se njëri nga ata është Akin Ozturk, ish komandant i Forcave Ajrore të Turqisë, i cili u pensionua nga ushtria në gusht të vitit 2015, po i cili ka vazhduar të shërbejë si anëtar i Këshillit Suprem të Ushtrisë, përcjell Express.

Personi i dytë për të cilin mediat turke raportojnë se është organizatori i puçit, është gjeneral- lejtnant Metin Iyidil, komandant për Ushtrime Luftarake dhe Mbështetje i Forcave Tokësore dhe të Komandës së Doktrinës.

Këta-dy-ushtarakë-qëndrojnë-prapa-puçit

Temat
BotëLajme

Të afërta