Kerry: ShBA e ekstradon klerikun Gulen nëse Turqia ofron prova

Administrata e presidentit Barack Obama do ta marrë parasysh kërkesën për ekstradim të klerikut mysliman me bazë në Turqi, Fethullah Gulen, të cilin presidenti turk, Tayyip Erdogan është duke e akuzuar për tentimin e dështuar për puç.

Por, për ta bërë një gjë të tillë, tha ai, qeverisë së Turqisë do t’i duhej të dëshmonte se Gulen ka bërë krime, raporton FirstPost, përcjell Express.

Kerry, i cili është në vizitë në Luksemburg, tha se Turqia nuk ka bërë kërkesë për ekstradim të Gulen, i cili jeton në ShBA pasi e la Turqinë në vitin 1999.

“Nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë sa i përket zotëri Gulen,” tha Kerry para gazetarëve.

“Ne presim se do të ngritën pyetje për Gulen. Dhe, natyrisht se do ta ftonim qeverinë turke, siç gjithmonë bëjmë, që të prezantohet para nesh me prova legjitime. ShBA do t’i pranojë ato dhe do t’i shqyrtojë me kujdes si dhe do të marrë vendim rreth tyre në mënyrë të përshtatshme,” shtoi ai.

Kerry beson se do të ketë diskutime për këtë gjë.

Temat
BotëLajme

Të afërta