Nuk e dimë nëse duhet të gëzohemi apo jo për faktin se “Pokemon Go” ka mbërritur edhe në Shqipëri. Këtë pyetje duhet t’ia bëjmë Dasara Karaiskajt.
Gazetarja ka shkruar ditën e djeshme një status në Facebook, ku kërkon ndihmë pasi bashkëshorti i saj është tepër i fiksuar pas kësaj loje: “Ndihmëëëë!” – shkruan Karaiskaj.
“Damiano Marco Corda [bashkëshorti i saj] do të kapë Pokemonët. Sot dolëm deri poshtë të blinim ujë dhe bukë dhe nuk pranonte të kthehej nëse nuk shkonim deri diku aty afër ku ishin Pokemonët…”.
“A do më thoni si të shpëtoj nga ky makth?” – pyet gazetarja. “Apo shpëtimi i vetëm është ta shkarkoj edhe unë lojën?” shkruan gazetarja.
Fjalët kyçe
Dasara KaraiskajTemat
Showbiz