Futbollisti i FC Prishtinës, Liridon Leci ka bërë shaka me përforcimin e ri të Arsenalit, Granit Xhaka.
Granit Xhaka po i shijon pushimet në Prishtinë, para se t’i bashkohet Arsenalit në përgatitjet për sezonin e ri.
Reprezentuesi i Zvicrës, ka dalë për kafe me dy lojtarët të Prishtinës, Gentrit Begollin dhe Liridon Lecin, përcjell Express.
Ky i fundit ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook ku ka ironizuar me Xhakën. “Aty jem me rroga me G.Xhaken. Nja 200€ ma shumë e ka ky po so problem”, ka shkruar Leci.
Xhaka pritet të përfitojë rreth 143 mijë euro në javë te Arsenali ose rreth 7 milionë euro në vit.