Xhavit Haliti: Sulmi i mbrëmshëm në Francë akt qyqar

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka ndarë dhembje për popullin dhe shtetin e Francës, pas sulmit terrorist ku si pasojë humbën jetën mbi 80 persona.

Haliti e ka dënuar rëndë sulmin terrorist duke e quajtur si “akt qyqar”.

Shkrimi i tij i plotë:

Sulmi i mbrëmshëm terrorist në Nice të Francës, ku për pasojë humbën jetën mbi 80 persona civilë të pafajshëm, shënon goditjen e radhës, një nga më të rëndat, të orientuara jo vetëm kundër rendit, sigurisë dhe paqes në Francë, por përgjithësisht kundër lirisë, rendit dhe stabilitetit ndërkombëtar.

E gjykoj rënd aktin qyqar, ndaj dhembjen dhe pikëllimin e thellë dhe jam me gjithë zemër me popullin dhe shtetin e Francës. XHH

Temat
BotëLajme

Të afërta