VV-ja, kërkon pushtetin me anë të linçimit dhe sharjeve

Lëvizja Vetvendosje, mban trendin e gjuhës banale dhe fyese. Risjellim në vëmendje, rastin më të freskët, kur e nominuara për për postin e Ambasadores së Italisë, Alma Lama, u bë objekt i gjuhës banale dhe i fyerjeve nga ish kolegët e saj të VV –së. Ajo çfarë u shënua si më e rëndë, ishte dhe heshtja apo mosdistancimi i asnjë zyrtari të VV –së, nga fyrjet e Fisnik Ismajlit. Ky i fundit nuk e kishte për herë të parë këtë model sjellje dhe të foluri. Të njëjtin model e pati përdorur dhe ndaj deputetes tjetër të LDK –së, Teuta Rugova, me rastin e zgjedhjes së Presidentit.

Janë përfaqësues të interesave të qytetarëve, por, disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, përdorin gjuhë jo adekuate për t`i përfaqësuar ata të cilët, ua kanë dhënë votën. Rivaliteti politik, ka bërë që fyerjet e përfaqësuesve të një subjekti ndaj tjetrit të kalojnë shpeshherë edhe në rrafshin personal. Lëvizja Vetvendosje, mban trendin e gjuhës banale dhe fyese. Risjellim në vëmendje, rastin më të freskët, kur e nominuara për për postin e Ambasadores së Italisë, Alma Lama, u bë objekt i gjuhës banale dhe i fyerjeve nga ish kolegët e saj të VV –së. Ajo çfarë u shënua si më e rëndë, ishte dhe heshtja apo mosdistancimi i asnjë zyrtari të VV –së, nga fyrjet e Fisnik Ismajlit.

Ky i fundit nuk e kishte për herë të parë këtë model sjellje dhe të foluri. Të njëjtin model e pati përdorur dhe ndaj deputetes tjetër të LDK –së, Teuta Rugova, me rastin e zgjedhjes së Presidentit. “Ato lule, Teutë, a do t’ia çosh te varri, a do t’i marrësh te shpija, për t’i shtier në vazo e për t’i admiruar krejt shpija, apo do me ia falë ndojë lokeje të ngratë, lypëse në rrugë, e cila as bukë s’ka për të hëngër, por ti garant mendon se po e bën të lumtur? Po të më dëgjosh mua, i shtin n’b***!”, kishte shkruar Ismajli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Temat
LajmeVend

Të afërta