Kur je shtatzënë edhe dieta më e mirë nuk mjafton për të ofruar të gjitha materiet ushqyese dhe vitaminat që ti dhe foshnja keni nevojë.
Kjo është arsyeja pse është shumë me rëndësi që të merrni vitaminat e rekomanduara për gra shtatzëna. Disa vitamina, acidi folik (vitamina B) për shembull ndihmon në uljen e rrezikut të disa defekteve të lindjes kurse vitamina D ndihmon në zhvillim të eshtrave.
Zhvillimi i hershëm është aq i rëndësishëm në jetën e fëmijës tuaj dhe të sigurohesh që ata të marrin fillimin më të mirë të mundshëm në jetë do ju ndihmoj atyre të ndërtojnë eshtra, dhëmb, muskuj të fortë e gjithashtu aftësi konjitive.
Mirëpo, edhe pasi të lindni fëmijën tuaj, ju në asnjë mënyrë nuk duhet të lini anash vitaminat, sidomos nëse e ushqeni fëmijën tuaj me gji, pasi nëpërmjet kësaj ju e furnizoni fëmijën tuaj me të gjitha materiet e duhura ushqyese. Pra, gjithmonë duhet të keni kujdes me marrjen e vitaminave të duhura.