Vihet gurthemeli për Klinikën e re Emergjente

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vënë gurthemelin e ndërtimit të objektit të ri të Klinikës Emergjente në Prishtinë, raporton kumtesa nga Kryeministria , trasneton Koha.net.

I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, Mustafa ka vlerësuar se kjo Klinikë pritet të plotësoj nevojat e qytetarëve.

“Sot, ne po e shënojmë në mënyrë simbolike fillimin e punimeve në këtë klinikë të parë emergjente, të re, e cila është e kapaciteteve shumë të mëdha, e cila është e ideuar në mënyrën më moderne, dhe e cila do të plotësoj nevojat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Është investim i madh, mbi 8 milionë euro që planifikohet të përfundoj brenda tri viteve, dhe një shpresë e madhe se qytetarëve të Kosovës do t’iu ofrohen shërbime cilësore dhe shërbime të nivelit evropian shëndetësor”, tha Mustafa.

Me këtë rast,Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që t’i jepet gjithmonë prioritet shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka potencuar se shërbimet e kësaj klinike do të plotësojnë deficitin infrastrukturor që ka Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, shprehu bindjen se klinika e re do të përmirësoj shërbimet për të gjithë qytetarët.

Temat
LajmeVend

Të afërta