Veseli nuk tregon nëse qeveria do të ketë ndryshime

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli nuk ka treguar nëse, apo kur do të ndodhin ndryshimet në kabinetin qeverisës të koalicionit PDK-LDK.

I pyetur për riformatime ai tha se PDK dhe partnerët e saj janë duke punuar në vizion dhe interesa të qytetarëve, duke mos treguar nëse Qeverisja do të ketë ndryshime.

Veseli në konferencën për media të PDK’së, prezantoi edhe nënkryetarin e ri të PDK’së për çështje organizative, Uran Ismajlin, raporton Gazeta Express.

“Organet drejtuese të partisë, me unanimitet e kanë përkrahur propozimin tim që Uran Ismajli të zgjidhet nënkryetar i partisë për çështje organizative”, tregoi Veseli.

Kreu i PDK’së, në këtë konferencë, nuk është përgjigjur as në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë, tash shpejt, zgjedhje në vend.

pdkkonferenca_1468573697-1871748

Temat
LajmeVend

Të afërta