Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli , bashkë me anëtarët e kryesisë së partisë ka dal ne konferencë për medie.
Ai aty ka bërë të ditur se ka emëruar nënkryetar të partisë për çështje organizative dhe të rinisë Uran Ismajlin, te cilin e ka lavdëruar për punën e bërë në parti deri sa ka thëne se PDK-ja ka dyert e hapura për të gjithë rininë kosovare.
Vet Ismajli ka thëne se PDK është shtëpia e tij dhe se do të angazhohet shumë për të kontribuar në Partinë Demokratike.
Ndërsa Kadri Veseli, pos kësaj ka bërë të ditur se në strukturat udhëheqëse dhe vendimmarrëse të partisë do të jenë 40% gra, njofton Klan Kosova.
Fjalët kyçe
Kadri Veseli