Botë

Terrori në Nice: Para se të vritej, terroristi bërtiste “Allahu Akbar”

By FIRST CHANNEL

July 15, 2016

Të paktën 80 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur nga një sulm terrorist në Nice me rastin e festimeve të Ditës Bastille (Dita Kombëtare).

Terroristi 31-vjeçar sulmoi turmën me kamionin e tij.

Ai u qëllua për vdekje nga Policia franceze, ndërsa ende po vazhdon identifikimi i shoferit të kamionit, i cili sipas dëshmitarëve bërtiste “Allahu Akbar” – Zoti është më i madhi– para se të vritej. Po ashtu kështu kishte raportuar edhe gazeta britanike “Daily Mail”.

Një sasi e madhe e armëve, granata dhe armë ‘të mëdha’ u gjetën më pas në brendësi të kamionit./GazetaExpress/