Ngjarja e tmerrshme në Nice është përjetuar rëndë nga cilido që karakterizohet nga sadopak ndjenja humane. Por në kulmin e tronditjeve dhe lutjeve që kjo të jetë masakra e fundit njerëzore një shqiptar ka shokuar mediet sociale. Ai e ka cilësuar kampion 31-vjeçarin që solli vdekjen e dhjetëra të pafajshmëve duke e komentuar me të qeshura ngjarjen e tmerrshëm.
Shqiptari ka shkruar: ‘’Në Francë një kampion ka marrë me vete shumë pederastë dhe i ka shtypur. Kjo ka ndodhur në ditën e tyre të paradës. Tani zyrtarisht janë të paktën 30 të vdekur, po alhamdulila pritet të rritët numri hahahaha’’.
Më tej pasi ka shpërndarë një postim të NBC Neës ai ka shtuar: ‘’Elhamudulila një kampion plas në një grup parade geysh apo pederastësh në Nicë të Francës. Allahu i shfarostë llojin e këtij populli’’.
Është e tmerrshme të imagjinosh se dikush mund të jetë i lumtur nga një masakër e tillë dhe ajo që tronditi më tepër është fakti se shqiptari me emrin Ebu Ajla Kanita në përshkrimin e tij në facebook ka shkruar se jeton në Suedi. Kjo është fytyra e terrorizmit dhe mbështetësve të tij në ditët e sotme, ata jetojnë në vendet më të zhvilluara të Europës, duke marrë çdo të mirë prej tyre dhe në fund marrin jetë të pafajshëm njerëzish.