Ramadani: 10 kosovarë u kapen duke shkuar në ISIS (Video)

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani në emisionin Info-BOX të RTV Dukagjinit, ka thënë se është e vërtetë ajo që thonë institucionet tona se ISIS-it nuk i janë bashkuar qytetarë prej kohësh.

Megjithatë, sipas tij, janë mbi 10 qytetarë që kanë tentuar që të shkojnë në këto luftëra, por janë zënë falë institucioneve të Kosovës dhe Turqisë.

Ai tha se përkundër masave qe kanë marrë institucionet tona, nuk duhet llogaritur shumë pasi që ISIS-i në strategjinë e tyre, pos pjesëmarrjes në territorin që zotojnë, ata kanë prioritet shpërndarjen e të radikalizuarve.

Ramadani përmendi edhe kategori tjera të rrezikshme siç i quajti “ujqit e vetmuar” apo edhe hakmarrësit nga të cilët mund të ketë edhe problem të shumta për sigurinë në botë.

Temat
LajmeVend

Të afërta