Qeriqi: Fryerja e listave të veteranëve është përgjegjësi e qeverisë

Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e veteranëve të UÇK-së me në postim në Facebook ka akuzuar kryeministrin e vendit Isa Mustafa, për siç ka thënë, përpjekjet e tij për të stopuar pagesën pensioneve për veteranët e UÇK-së duke thënë se nëse ndodh kjo, atëherë Qeveria e tij do të ketë shumë probleme, transmeton Koha.net.

Qeriqi ka shkruar se me kohë është tërhequr vërejtja për dallaveret në listat e veteranëve, por Qeveria, sipas tij, nuk ka ndërmarrë asgjë për t’u penguar dallaveret duke e quajtur të papranueshëm mendimin se pensionet e veteranëve të UÇK-së mund të prishin marrëdhëniet e Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ai ka shkruar në Facebook:

“Kryeministri Mustafa në një shkrim në profilin e tij në fb,paska permend edhe veteranët e UÇK-së dhe pensionet e tyre,duke u ankuar se shkaku i kësaj kategorie mund të ket edhe rrezikim të raporteve me fondin monetar nderkombëtar.Si duket zoti Mustafa po harron se çdo parregullsi dhe fryerje të listave të veteranëve, përgjegjës është qeveria e republikës të Kosoves dhe vet kryeministri.

Dua ti kujtoj kryeministrit se komisioni I juaj qeveritar është ai i cili I ka nxjerr këto lista të veteranëve.Ju keni qenë në plotni dhe në dijeni se si po shkon ky proces, për kët edhe kemi diskutuar me ju,në takim.Edhe vet ju keni qenë të shqetësuar me dallaveret e komisionit pse nuk keni ndërmarr hapa ti parandaloni është punë e juaja.Ne ju kemi ofruar një alternativë për ta zgjidhë kët problem ku veteranët do të mund të merrnin pensione më të dinjitetshme sesa këto aktuale dhe se aspak nuk do të rrezikohej asnjë marrveshje me këto institucione nderkombëtare por kët propozim nuk e keni marrë parasysh.Andaj kjo çka ju e thuani është e turpshme.Mos u mundoni të bëheni sikur nuk dinit asgjë rreth punës të këtij komisioni dhe tani të mundoheni që të arsyetoheni.Për ne kjo çka ju deklaroni fare nuk ka rëndësi.

Për ne është e rëndësishme që ligji për këto kategori të zbatohet në plotni dhe të kryhen obligimet të cilat u garanton ky ligj veteranëve.Ne kemi disa informacione se ju po mundoheni si qeveri që të provoni që ta stoponi pagesen e pensioneve për veteranët e UÇK-së nëse provoni ta bëni këtë e keni gabim sepse kjo do të ju sjell probleme teper të mëdha juve si qeveri” .

Temat
LajmeVend

Të afërta