Plagoset rëndë kosovari në Shkup

Hroror të vërtetë ka përjetuar një banor i Kosovës i cili është sjellë në Spitalin e shtetit në Shkup.

Sipas policisë, të enjten ora 13 e 12 minuta, në Qendrën urgjente një person i panjohur e ka sjellë 29 vjeçarin M.M. nga Elez Hani i Kosovës me plagë në zemër, të shkaktuar me mjet të mprehtë.

Ai ka qenë në gjendje jo-kontaktibile. Mjeku ka konstatuar se bëhet fjalë për plagosje të zemrës me mjet të mprehtë. Policia është duke marrë masa për pastrimin e rastit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta