Lajme

Pesë persona lëndohen në aksident trafiku në Skenderaj

By FIRST CHANNEL

July 15, 2016

Sonte në Skenderaj janë lënduar pesë persona në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në orët e mbrëmjes.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj – Vushtrri.

“Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën rajonale Skenderaj- Vushtrri, përkatësisht në fshatin Polac. Në aksident ishin të përfshira dy automjete civile ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha Zahiti.