Pamje nga xhirimet e videoklipit më të ri të Norës (Video)

Këngëtarja Nora Istrefi e cila ka arritur që të kthehet në muzikë në mënyrë fantastike me këngën ‘Sa t’kom dasht’ nuk ka ndaluar aty.

Nora, është pikërisht në këto ditë duke realizuar xhirimet e videoklipit të këngës së saj më të re. Këngëtarja e cila një pjesë të xhirimeve tashmë ka përfunduar, është në realizim të pjesës së mbetur dhe këtë po e realizon me gjithë ekipin që janë duke punuar, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që Nora edhe pas lindjes së vajzës së saj është një ndër këngëtaret më seksi në estradë dhe kjo gjë vërehet edhe në një video të publikuar nga përgatitja e saj për xhirime.

Temat
Showbiz

Të afërta