Lajme

Nëse menaxherët e klinikave nuk reflektojnë për rastin “Stenta”, drejtori do t’i shkarkojë

By FIRST CHANNEL

July 15, 2016

Burime të Kohës Ditore se drejtori i QKUK-së Curr Gjocaj ka marrë obligime që të marrë masa menaxherëve të këtij institucioni shëndetësor.

Sipas këtyre burimeve nëse menaxherët e klinikave përkatëse nuk reflektojnë deri në përfundim të orarit të punës, atëherë ata do të shkarkohen nga drejtori Gjocaj.

Në bordin e drejtorëve të QKUK-së ende po vazhdon mbledhja që temë ka keqpërdorimet rreth vendosjes së stentave nëpër klinika të ndryshme të vendit. Koha Ditore ka botuar një seri shkrimesh për këto keqpërdorime.