Në Bangladesh 300,000 xhami predikojnë kundër terrorizmit

Predikim kundër terrorizmit është kërkuar nga të gjitha xhamitë në Bangladesh, rreth 300,000 xhami, në lutjet e ditës së premte këtë jave, shkruan BBC.

Ligjërata, e shkruar nga Fondacioni Islamik i udhëhequr nga shteti, dënon vrasjen e padrejtë të çdo qenie njerëzore, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu nxit prindërit që të mbrojnë fëmijët e tyre nga “shpëlarja e trurit”.

Ky veprim vjen pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Bangladesh, duke përfshirë sulmin në Dhaka ku mbetën të vdekur 20 persona.

Për sulmet në fjalë përgjegjësinë ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Temat
BotëLajme

Të afërta