Lajmi i Fundit: Puç në Turqi, ushtria tenton ta rrëzojë Qeverinë

Ai është paraqitur direkt në televizionin shtetëror duke thënë se disa individë në ushtri kanë provuar ta marrin pushtetin me dhunë, por kanë dështuar në këtë përpjekje dhe për këtë “do të paguajnë shtrenjtë”.

Këto informacione vijnë pak kohë pas raportimeve se mbi qiellin e Stambollit dhe Ankarasë janë parë helikopterë dhe aeroplanë ushtarak.

Raportohet se një helikopterë ka hapur zjarr në njërën prej distrikteve të Ankarasë ku ndodhet edhe ndërtesa kryesore e Inteligjencës Kombëtare të Turqisë.

Sipas kryeministrit turk, Yildirim, forcat turke janë duke u munduar që të zgjidhin këtë situatë.

Temat
BotëLajme

Të afërta