Lajme

Kryeministri ngushëllon popullin francez për sulmin në Nicë

By FIRST CHANNEL

July 15, 2016

Pas sulmit të mbrëmshëm në Nicë të Francës, Kryeministri Mustafa ka shprehur ngushëllimet për popullin francez.

Lexo edhe: Terrori në Francë, dëgjohen zëra në shqip. Alma, hajde hajde (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur dhimbjen e popullit të Kosovës për viktimat e sulmit në Francë, në të cilën humb jetën 84 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Mustafa tha se kjo tragjedi prekë jo vetëm popullin francez, por edhe atë të Kosovës.

Lexo edhe: Veseli për sulmin në Nice: Duhet të jemi më të vendosur kundër terrorizmit