KEDS nesër ua ndal këtyre vendeve rrymën

Këto janë vendet që në ditët e ardhshme do të kenë ndërprerje të rrymës.
Ferizaj

1.

Më 18.07.2016 ( e hënë ) në TS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:

LP 10 kV Shkolla Adem Gllavica (Kodi: 41000010) nga ora 10:30 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesë: Shkolla Mesme Adem Gllavica Lipjan.

LP 10 kV QMI (Kodi: 41000011) nga ora 12:30 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: QMI-ja, Baki Automobile, Mulliri Rama Komerce, Renelual Tahiri, Alba Qeramika, Lagjja Marigona, konsumatorët komercialë.

LP 10 kV Banulla (Kodi: 41000012) nga ora 14:00 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Gllogovci, Banulla, Bujani.

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, shqyrtimi i mbrojtjeve rele në kthinën 10 kV.

2.

Më 19.07.2016 ( e martë ) në TS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:

LP 10 kV Gadime (Kodi: 41000013) nga ora 10:00 deri në orën 11:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Llugagjia, Pojata, Gadime e Ulët, Gadime e Epërme, Vrella, Plitkoviqi dhe konsumatorët komercialë.

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, shqyrtimi i mbrojtjeve rele në kthinën 10 kV.

3.

Më 16.07.2016 do të shkyçet L.P 35 kV Silkapori(40045001) prej orës 12:00 – 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dauti commerce, Renova, Fabrika e Silkaporit dhe Fabrika Kivo.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i transformaorëve matës rrymor 36kV në TS 35/0.4KV në Objektin e Renovës.

4.Më 17.07.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Kosovapetrolli (40041003) prej orës 13:00 -16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin rrugët: 28 Nëntori (një pjesë), Ganimete Tërbeshi, një pjesë e magjistrales Ferizaj-Prishtinë dhe Prelezi.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i ndërprerësit AES 1000 A në TS 10/0.4 kV Miftari.

5.

Më 17.07.2016 në NS 35/10 kV Magure do të shkyçet:

Dalja 10 kV “Fshatrat-Magure(41048002)” prej orës 12:00 – 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat:Magure (një pjesë), Medvevc, Dobrajë, Rreze, Blinaje, Qylage, Poturovc, Torine Poturovc, Gllanicë.

Arsyeja e shkyçjes: vendosja e dy shtyllave elektrike sipas zgjidhjes teknike nr.5590 dt.06.07.2016.

Gjakovë

1.

Më 19.07.2016 në NS 110/10 kV Gjakova 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Acitileni ( 81000001) prej orës 11:00 – 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: A.P.Pailand, A.P.Tepelena, Abedin Terbeshi, Bajram Daklani, B.Syla, Qamerija, Dëshmorët e Lirisë, Edith Durham, Elton Zherka, H.Asllani, Haki Taha, Isa Boletini, Ismajl Qemajli, J.de Rada, Marin Barleti, Marije Shllaku, Musa Zajmi, Nënë Tereza, Qamil Bakalli, Satedin Shehu, Shaban Gola, Skënderbeu, Tahir Efendija, Tefik Çanga,Tirana dhe Xheladin Hana.

Arsyeja e shkyçjes: energjizimi I trafostacionit të ri 250 kVA.

2.

Më 18.07.2016 në NS 35/10kV Gjakova 1 do të shkyçet:

Dalja 10kV Dobroshi (80080007) nga ora 10:00 – 14:00.

Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Batush, Mulliq, Brovinë, Stubëll, Berjah, Nivokaz dhe Dobrosh.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i largpërçuesit 10 kV.

Temat
LajmeVend

Të afërta