Ju Kujtohet Nermini ? Ja si duket ajo sot.. (Video)

Selin Demiratar është aktore e famshme turke. Ka marrë pjesë në shumë seriale dhe ka pasur sukses. Por, në serialin “Jetë e hidhur” u bë më e përfolura e mjeteve të informimit në Turqi. Selin Demiratar është e lindur më 20 mars 1983 në Stamboll. Në vitin 1999 fiton konkursin “Miss Globe”, duke e përfaqësuar Turqinë në “Miss Bota”, ku fiton vendin e tretë, me çka edhe filloi karrierën profesioniste si aktore, shkruan “Kosovarja”.

Lexon literaturë islame
“Unë nuk kam lexuar më përpara ndonjë libër të literaturës islame. Edicioni 101 i projektit që mu besua mua, “Rruga e paqes”, bëri që unë të shkruaj librin me të njëjtin titull dhe histori. Ajo histori më herët është shkruar në vitin 1960 dhe kishte sjell shumë zhurmë sa që më detyroi edhe mua të risjell në një tjetër format”, thotë ajo.

Lidhje me kritikun e kinematografisë Turkan Soraj
“Audienca nuk mund t’më gjykojë mua në këtë mënyrë derisa nuk më kanë parë asnjëherë bashkë me të”, thotë ajo.
“Unë e respektoj shumë atë pasi njihet si sulltani i kinematografisë në Turqi, por kjo histori ka pasur një problem pasi tek unë ka ardhur në mënyrë politike”,shkruan Kosovarja

Nermin dhe politika
“Politika është e mërzitshme. Nuk ndjek agjendën e asnjë partie politike, por kur flitet për mua dhe më ndërlidhin me njerëz që merren me politikë, kjo gjë më mërzit dhe më pengon”, thotë prerazi aktorja.

A e ka gjetur njeriun e shpirtit?
“Kjo gjë vjen një herë në jetë. Për momentin nuk kam çfarë të deklaroj deri në momentin e duhur kur gjërat të piqen si duhet”, thotë pa hamendje aktorja turke.

Temat
Showbiz

Të afërta