Botë

Franca tri ditë në zi kombëtare

By FIRST CHANNEL

July 15, 2016

Kryeministri francez ka shpallur zi kombëtare treditëshe në Francë. Më 16,17 dhe 17 korrik flamujt kombëtarë francezë do të ulen në gjysmë shtizë.

“Ne do t’i bëjmë ballë luftës që terrorizmi po na e imponon”, ka thënë Manuel Valls, njofton Le Figaro, transmeton Koha.net.

“Ne do ta zhvillojmë këtë luftë në bllok. E kemi pritur unitetin e kombit. Përgjigja e vetme duhet të jetë ajo e Francës së bashkuar”, ka thënë kryeministri francez.