Dy Aksidente në Autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto)

Nga një kamion në Prizren kanë rënë dhjetëra thasë me grurë e një veturë është përplasur me anësoret e Autostradës në zonën e Malishevës.

Së paku dy aksidente kanë ndodhur sot në mëngjes në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti i parë ka ndodhur në Prizren, te rrethrrotullimi në hyrjen veriore të Autostradës.

Në këtë rast, një kamionit i janë derdhur dhjetëra thasë me grurë në mes të rrugës.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në zonën afër Malishevës.

Në këtë rast, shoferi i veturës me gjasë kishte humbur orientimin, duke goditur anësoret e rrugës.

Në vendin e aksidentit kanë dal Policia e trafikut për tu marrë me rastin.

aksidenti-006-768x1024_1468578601-7454641

aksidenti-002-768x1024_1468578601-3320158

aksidenti-004-768x1024_1468578601-1229085

aksidenti-003-768x1024_1468578601-1903742

aksidenti-007-768x1024_1468578601-9854363

Temat
LajmeVend

Të afërta