“Këta mjekroshë që janë ardhë prej Arabisë, nuk kanë të bëjnë kurgjo me myslimanizmin”, kështu nis kritikat ndaj wehabistëve shejhi-dervish nga Gjakova, Faik Doda.
Ai thotë se ka nga imamë kosovarë që kanë frikë nga kolegët e tyre wahabi, madje edhe thotë se hoxhallarët me dhunë ua kanë lëshuar xhamiat ekstremistëve islamik.
“Krejt hoxhallartë me dhunë jau kanë lshu xhamitë. Ata kanë fmi, kanë familje. I qojnë në ajër”, ka deklaruar Doda në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, disa muaj më parë.
Dervishi Doda thotë se radikalet në parimet e para të tyre janë kundra fesë. Ai kritikon ashpër dukjen e tyre që thotë se e kanë të ngjashme me arabët.
Me këtë rast ai citon Gjergj Fishtën.
“Gjergj Fishta thotë “Zoti na kupton shqip”… Pse mu duk unë si Arab, unë jam shqiptar”, citohet të ketë deklaruar dervishi gjakovar, Faik Doda.
Ai edhe më i ashër tregohet ndaj radikalëve dhe atyre që shkojnë të luftojnë në luftërat e huaja në Siri e Irak, duke i akuzuar se asnjëri nga ta nuk ishte i guximshëm të luftonte për vendin e vet, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Pse s’janë ardhme hi me bomba në stacion policor kur na i kanë dhunu motrat”, pyet Doda.
“Ku jon kanë këta burra atëherë… Ku ka shejtani ma të madhe sesa me vdekë për vend tanin”, thotë ai.