Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot rreth kërkesës së grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionistë për diskutim për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi.
Debati do të mbahet më 3 gusht, transmeton koha.net.
Këtë për KTV e ka konfirmuar Aida Dërguti nga Vetëvendosje.
Ajo tha se ky debat, që do të mbahet më 3 gusht, do të ndihmojë në formësimin e qëndrimit të deputetëve ngase shumica e deputetëve nuk janë deklaruar nëse janë për apo kundër.
Seanca e rregullt e Kuvendit pritet të mbahet më 4 gusht.
Dërguti ka shtuar se beson që marrëveshja për demarkacionin tashmë është e vdekur.
Fjalët kyçe
Demarkacioni