Botë

Bota vishet me ngjyrat e flamurit francez

By FIRST CHANNEL

July 15, 2016

Njerëz dhe vende të ndryshme nëpër botë po tregojnë solidaritetin e tyre me qytetin francez Nice, pasi një kamion i ISIS vrau 84 njerëz duke hyrë në turmën e njerëzve. Ndërtesa të ndryshme nëpër botë, si ajo në Dallas, Nju Jork, Meksiko Siti dhe Brisbane, u veshën me ngjyra të kaltër, të bardhë dhe të kuqe të flamurit francez.

Udhëheqësit botëror kanë reaguar pas ngjarjeve të tmerrshme në Nice, me Presidentin Barack Obama i cili e dënoi ashpër sulmin terrorist, transmeton Gazeta Express.

Ura ‘Sydney Harbour’, ndërtesat në Dallas dhe Nju Jork u veshën me ngjyrat e flamurit francez, për t’u solidarizuar me Francën.