Bien temperaturat- gjatë ditës pritet të ketë reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga sot do të ketë ndryshime të temperaturave.

Sipas IHMK-së vendi do të karakterizohet me kushte tjera meteorologjike me vranësira të dendura dhe ulje të presionit atmosferik.

“Do të ketë ulje në fushat termike për 12-14 grade Celsius. Reshje shiu parashihen nga dita e premte. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s”, thuhet në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta